Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kërkojnë një “pronar” për mesin e fushës, “sheikët” e Premier League vihen pas “diamantit” të Dortmund

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojnë një “pronar” për mesin e fushës,

Jude Bellingham është një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat “big” në çdo merkato. Ylli i Borussia Dortmund ka “çmendur” shumë ekipe. Nga ana tjetër skuadra gjermane vazhdon t’u rezistojë ofertave që vijnë në drejtim të tij.

Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid janë ekipet që udheheqin garën për shërbimet e mesfushorit.

Por jo vetëm kaq, pasi sipas gazetës gjermane “BILD”, Newcastle United ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar anglezin në “Stadium James Park”. Për të ndarë rrugët me Bellinghamin, Dortmundi do të kërkojë një tarifë transferimi prej rreth 150 milionë euro.

Kontrata aktuale e Bellingham përfundon në vitin 2025 dhe klubi i Bundesligës po kërkon vazhdimisht zgjatjen e kontratës. Mbetet të presim në merkaton e verës për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e talentit anglez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga