
Kukësi dhe Tirana do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena” do të startojë në orën 13:30.
Tashmë dy trajnerët, si Emljano Çela dhe Julian Ahmataj kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e sfidës. Teksa bie në sy një mungesë e rëndësishme për Tiranën, pasi kapiteni Erion Hoxhallari është i pezulluar për shkak të kartoni të kuq që mori në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut.
Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Kukësi-Tirana.
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Tafas, Murati, Lamçe, Zhongo, Lleshi, Rashiti, Dragoshi, Salami, Lala, Fejzaj, Da Mota. Trajner: Emiljano Çela
TIRANA: Abdullahu, Haxhiu, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Meta, Deli, Jonuzi, Lushkja, Latifi, Abazaj. Trajner: Julian Ahmataj.