Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kërkesë nga Shkodra për klubin e Tiranës, Halili jep miratimin: Do t’iu ndihmojmë në propozimin tuaj

Shkruar nga NEWSPORT

Goldi Halili ka marrë kërkesën e veçantë nga Shkodra. Administratorja e klubit të Tiranës ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku një tifoz i Vllaznisë i kërkon që ta ndihmojë për propozimin e të dashurës.

Ashtu si ndodhi në derbin me Partizanin, Goldit i kërkohet që të japë kontributin e saj për organizimin e momentit të veçantë siç duhet. Përgjigja e administratores së kampionëve ka qenë pozitive.

“Dua t’i propozoj të fejuarës nga Shkodra kur të jetë ndeshja Tirona –Vllaznia. Më ndihmon dot me një organizim?”, është kërkesa për Halilin e cila i përgjigjet: “Patëm një propozim të suksesshëm në një ditë mjaft të ngarkuar si ajo e ndeshjes Tirona – Partizani.

Kur arritëm të bënim bashkë security dhe staff për të përmbushur premtin e dhënë ndaj zotit L.B, pikërisht në atë kulm, jam e sigurtë se mund të arrijmë gjithçka tjetër që përfshin pikërisht këto emocione. Përgjigja: Po, me kënaqësi! Po me padushim. Le ta bëjmë”.

[caption id="attachment_675415" align="alignnone" width="603"] Postimi i Goldit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga