Sulmuesi i Dinamos, Baton Zabërgja dha një prononcim të shkurtër për MCN TV pas barazimit me Kukësin. Dardani u shpreh i mërzitur për golin e anuluar dhe beson se skuadra e tij ishte më mirë s kundërshtari.
“Pak i mërzitur për golin e anuluar dhe se nuk dolëm me 3 pikë. Dominuam kundërshtarin por na mungoi fati. Ishim më të mirë se kundërshtari në çdo aspekt. Goli i anuluar ndryshoi ndeshjen dhe po të shënohej do të dilnim me 3 pikë. Detyra jonë është të japim maksimumin.
Ndryshimi i Dinamos? Ndoshta nga filozofia e trajnerit dhe me profesor Tanin e kemi kapur shpejt atë që ai kërkon nga ne ndaj po zhvillojmë ndeshje të mira. Detyrat defansive që i kemi bën që të bëjmë ndonjë ndërhyrje të tepërt.”