Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, foli për Sky Sport për ndeshjen e kuqezinjve përballë Borussia Dortmund, sonte në orën 21:00 në ‘Signal Iduna Park’.
“Ne jemi gati të bëjmë mirë, nuk do të të jetë një ndeshje vendimtare por do të duhet të bëjmë mirë për të sjellë fitoren. Kemi ndryshuar disa gjëra pas derbit, jemi mirë dhe duam të punojmë mirë. Po e ndihmoj shumë ekipin, po kërkoj golin por gjithashtu dua të bëj mirë për grupin, nëse shënoj akoma më mirë”.
"E ardhmja te Milani vitin e ardhshëm gjithashtu? Tani po mendoj vetëm për ndeshjen, por jam mirë këtu dhe do të kuptojmë se çfarë të bëjmë në të ardhmen. Adli? Ai e meriton, ai është një djalë i mirë dhe ka punuar shumë të jemi gati, të gjithë jemi të lumtur për të”.