Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Kemi 50 pikë”, Allegrin nuk e shqetëson renditja: Mund të shkojmë në vendin e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi 50 pikë”, Allegrin nuk e shqetëson renditja: Mund

Juventusi do të pres sot Sampdorian në Torino. Tekniku i bardhezinjve u shpreh optimisit para sfidës duke synuar një fitore sot që për të e çon ekipin e tij në vendin e dytë.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për tabelën, për here të parë mund të shkojmë në vendin e dytë me tre pikë mbi Interin. Renditja jonë është që kemi 50 pikë”, u shpreh Allegri.

Këtë ndeshje me Sampdorian, Allegri nuk do të ketë në dispozicion Chiesan, Di Marian, Kean, Pogban dhe Milik. Megjithë këto mungesa tekniku do të mbështetet tek Vlahovic që do të tërheq ekipin përpara.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjen e Dusan të enjten dhe fizikisht ai është shumë më mirë. Kam shumë besim, lojtarët kalojnë momente të tilla, veçanërisht sulmuesit që gjykohen nga golat. Besoj se teknikisht ka patur disa ndeshje të mira”, ka përfunduar Allegri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga