Shkumbini vijon intensivisht punën për rindërtimin e organikave të klubit i cili garon në Kategorinë e Dytë këtë sezon. Kryesia ka ndryshuar dhe Lenc Hasbajrami ka marrë në adminstrim klubin dhe ka bërë lëvizjet e para.
Objektivi i parë i tij ishte kompletimi i stafit teknik dhe Anxhelo Suta do të jetë trajneri i ri i Shkumbinit, ndërsa Evis Uku zëvëndës-trajneri. Gjithashtu, Hasbajrami konfirmon se të gjithë lojtarët peqinas që ishin sezonin e kaluar do t’u rinovohet kontrata edhe për këtë vit.
Merkato ka nisur me 3 emrat e parë teksa mbrojtësi Adriatik Basha dhe mesfushorët Isaac Camara e Lorenco Hasani u janë bashkuar skuadrës.
Poll