Romario Çelniku ka vendosur të pensionohet nga futbolli i luajtur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Maliqit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mesfushori ka vendosur të varë këpucët në gozhdë në moshën 27-vjeçare. Klubi i Maliqit i uron suksese Çelnikut, ndërsa nënvizon se do të jetë një legjendë e kësaj skuadre dhe një benjamin i tifozëve maliqare.
“Romario Çelniku ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur në moshën 27-vjeçare duke "varur këpucët në gozhdë". ⚽️
E falenderojmë për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën e Maliqit ????
Do të mbetesh një legjendë e sportit maliqar dhe benjamin i tifozerisë, duke qenë pjesë e historisë së klubit ????❤️”, ka shkruar klubi i Maliqit.