
Gjergji Përgjoni është futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Mbrojtësi 22-vjeçar vendosi të largohej nga Iliria, të cilët sezonin e shkuar u shpallën kampionë në Kategorinë e Dytë (Grupi A).
Tashmë, Përgjoni rikthehet në vendlindje, për të luajtur me Besëlidhjen. Përgjoni është një futbollist i dalë nga radhët e Besëlidhjes, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Tiranës U21 dhe Shënkollit.

Kujtojmë se këtë sezon që vjen, lezhjanët do të militojnë në Kategorinë e Dytë. Por deri tani, klubi ka bërë një merkato mjaft cilësore, duke afruar lojtarë si Kadri Birja, Ardit Hila, Abaz Karakaçi, Dritmir Beci dhe Spartak Ajazi.
Njoftimi i KF Besëlidhja:
KF Besëlidhja ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtesi Gjergj Përgjoni është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Sot, klubi ynë ka arritur një marrëveshje me lojtarin 22 -vjeçar, i cili bashkohet me ekipin tonë pas paraqitjeve mjaft të mira me ekipin e Ilirisë. KF Besëlidhja i uron mirëseardhjen në shtëpi Gjergji Pergjonit dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën tonë!
View this post on Instagram