Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

ZYRTARE/ Pankina i besohet “djalit të shtëpisë”, klubi i Kategorisë së Dytë zgjedh trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pankina i besohet “djalit të shtëpisë”,
Kategoria e Dytë

Artan Meçani është trajneri i ri i ekipit të Butrintit. Ish-futbollisti sarandiot, merr kështu drejtimin e ekipit me të cilin ka luajtur në të shkuarën. 41-vjeçarit i besohet roli i rëndësishëm në skuadrën e Kategorisë së Dytë.

Vlen të përmendet se shumicën e karrierës, Meçani e ka kaluar pikërisht te Butrinti dhe është “djali i shtëpisë”. Gjithashtu, 41-vjeçari ka luajtur edhe për Delvinën, teksa është “pensionuar” në vitin 2016.

Njoftimi i KS Butrintit:

Klubi Sportiv Butrinti Sarandë njofton me kënaqësi se ka arritur marrëveshjen me Artan Mecanin, i cili do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë të parë për sezonin e ardhshëm. Me një përvojë në futbollin shqiptar si trajner dhe njohës i shkëlqyer i lojës, Artan Mecani vjen për të sjellë risi, disiplinë dhe ambicie në stolin e Butrintit. Objektivi ynë i përbashkët është të ndërtojmë një ekip konkurrues, të mbështetur tek talentet vendase dhe një filozofi loje moderne. E mirëpresim zyrtarisht trajnerin Mecani dhe i urojmë suksese në këtë aventurë të re, së bashku me gjithë skuadrën tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga