Kategoria e Dytë këtë sezon do të startojë më datë 21 shtator dhe do të përfundoj më 6 prill 2025. Ndarja e ekipeve në dy grupe dhe hedhja e shortit do të bëhet në ditët në vijim nga FSHF në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.
Shumë prej skuadrave ende nuk kanë nisur përgatitjet duke qenë se kampionti do më shumë se 1 muaj për të filluar. Megjithatë, disa prej tyre kanë filluar të lëvizin dhe i tillë është Tërbuni. Klubi pukjan ka zyrtarizuar në rrjete sociale largimin e 2 futbollistëve.
Portieri Entoni Shkoza dhe mbrojtësi Uesli Como nuk do të jenë pjesë e Tërbunit për sezonin e ardhshëm. Klubi ka mbyllur bashkëpunimin me 22-vjeçarët dhe i uron fat në vazhdim të karrierës së tyre.
Poll