
Stefann Agu (d)
Nga skuadra e Butrintit ka largime të rëndësishme. Stefan Agu nuk do të jetë më pjesë e sarandiotëve për pjesën e dytë të sezonit.
Lojtari është transferuar te skuadra e Luftëtarit dhe ku do të veshë fanellën e tyre për pjesën tjetër të sezonit. Ka qenë vetë klubi i Butrintit që e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, teksa falenderojnë futbollistin për kontributin e dhënë
“Stefan Agu, një nga lojtarët e talentuar të KS Butrintit, nis një sfidë të re duke iu bashkuar Luftëtarit. I urojmë suksese dhe një karrierë të mbushur me arritje! Faleminderit që përfaqësove Butrintin me dinjitet, Agu!”, ka shkruar klubi i sarandiot.
Poll