Iliria vazhdon që të jetë një nga ekipet më aktive në merkato. Ashtu siç njoftoi Newsport.al, klubi nga Fushë-Kruja ka arritur akord me ish-sulmuesin e Tiranës dhe Partizanit, Redi Veriun.
“Klubi i Futbollit Iliria bën me dije se është arritur marrëveshja me lojtarin Redi Veriu i cili ka një karrierë të pasur pasi ka qenë pjesë e Superilgës dhe Kategorisë së Parë. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese në familjen bardheblu”, shkruan klubi i Ilirisë në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Veriu ka një karrierë të gjatë në Superiore, teksa është një prodhim i akademisë së Tiranës. Gjithashtu, 24 vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Tërbunit, Partizanit B, Kukësit, Turbinës dhe Besës së Kavajës.
View this post on Instagram
Poll