Iliria nuk di të ndalet në merkato. Klubi nga Fushë-Kruja ka si qëllim ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe për të arritur këtë objektiv, po bën një merkatop për notën 10.
Pasi siguroi shërbimet e Erisotel Kolecit, Iliria ka bërë një tjetër goditje. Redi Veriu do të jetë lojtari më i ri i Ilirisë. Sulmuesi i majtë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Luzin për të nisur një të re në Fushë-Krujë.
Veriu ka një karrierë të gjatë në Superiore, teksa është një prodhim i akademisë së Tiranës. Gjithashtu, 24 vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Tërbunit, Partizanit B, Kukësit, Turbinës dhe Besës së Kavajës.
Poll