
Adriatik Faslliu nuk do të jetë më trajner i Butrintit. 55-vjeçari ka vendosur që të japëdorëheqjen, duke u larguar kështu nga drejtimi i ekipit të Kategorisë së Dytë.
Kujtojmë se Faslliu e mori drejtimin e sarandiotëve pas largimit të dyshes Neritan Novi dhe Nalton Musta. Ndërkohë, që prej një sezoni e gjysmë, 55-vjeçari ishte në krye të pankinës së ekipit të Butrintit.
Lajmin për dorëheqjen e tij, e ka bërë të ditur vetë tekniku me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.
“Përshëndetje gjithë dashamirësve të mi. Nga sot nuk jam më trajner i KF Butrintit, jam munduar me mish e me shpirt të bëj më të mirën për ekipin. Nuk ka më kthim pas! Falenderoj gjithë dashamirësit e Butrintit, çunat e ekipit dhe uroj suksese në vazhdim I vetëm kundër të gjithve!”, shkruan Faslliu.
