Butrinti vijon përgatitjet për sezonin e ri që i gjen ata në Kategorinë e Dytë. Klubi sarandiot ka nisur vrullshëm merkaton teksa deri tani janë afruar një sërë lojtarësh me emër, eksperiencë dhe cilësi në futbollin shqiptar.
Së fundmi, vardhebluve u bashkohen edhe dy të tjerë teksa drejtuesit kanë prezantuar Serxhio Tafën dhe Orsi Ageja. I pari do të jetë një përforcim i rëndësishëm për mesfushën teksa 21-vjeçari vjen nga Kategoria e Parë ku luajti për Vorën, ndërsa është prodhim i akademisë së Tiranës.
Njëjtë edhe Ageja, i cili do të luajë për herë të parë në futbollin profesionist. Qendërsulmuesi 19-vjeçar shkëlqeu me moshat e Tiranës përpara se të transferohej te Mladost në Kroaci sezonin e fundit, ndërsa tani do të veshë fanellën e Butrintit.