Valbona dhe Pogradeci do të luajnë ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për finalen e Kategorisë së Dytë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 18:00.
Federata Shqiptare e Futbollit e ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, duke vënë në gjykim të kësaj finaleje një grup të arbitrave të FIFA-s.
Në rolin e arbitres kryesore, do të jetë Emanuela Rusta, ndërsa asistentët e saj janë Denis Rexha dhe Emigers Ganxhi. Ndërsa gjyqtar i katërt është emëruar Olsion Yzeiraj
Arbitër kryesor: Emanuela Rusta
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Emigers Ganxhi
Arbitër i 4: Olsion Yzeiraj
Poll