
Valbona
Ditën e sotme janë mbyllur 4 ndeshje të vlefshme për javën e 20-të të Grupit A, në Kategorinë e Dytë.
Valbona ka triufmuar me rezultatin 5-1 përballë Murlanit dhe është ngjitur zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Skuadra e Valbonës shkoi kështu në kuotën e 55 pikëve, duke siguruar ngjitjen një kategori më sipër.
Në ndeshjet e tjera, Albanët fituan 2-0 përballë Naftëtarit, ndërsa Sopoti ‘shtangu’ Ilirinë, duke e mposhtur po me rezultatin 2-0.
Në sfdiën tjetër, Tërbuni fitoi me ‘poker’ golash në transfertë kundër ekipit të Adriatikut.
View this post on Instagram