Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

VIDEO/ “Synojmë dominimin në Kategorinë e Parë dhe marshimin drejt Superiores”, kryetari i Bashkisë së Lezhës “shkel gazin”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Synojmë dominimin në Kategorinë e Parë dhe
Besëlidhja

Ende pa u mbyllur sezoni, skuadra e Besëlidhjes ka sigurura ngjitjen në Kategorinë e Parë. Klubi lezhjan po tregon nivel të lartë në Kategorinë e Dytë, e pasuar me serinë mbreslënëse 16 fitore dhe 3 brazime në 19 ndeshje.

Në një postim të radhës në rrjetet sociale, për këtë arritje dhe “urinë” mbi vazhdimësinë, ka reaguar kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu

“Është një kapitull i ri në sportin lezhjan! Futbolli që na mungonte po rikthehet bindshëm drejt lavdisë. Një projekt që e nisëm bashkë, ku Bashkia është rregullatore, mbështetëse dhe pjesë e financimit, po jep frytet e para të një pune serioze dhe me vizion.

Së shpejti, projekti ynë do të synojë dominimin e Kategorisë së Parë dhe marshimin drejt Superiores. Çfarë thamë dhe nuk e bëmë? Kur ka besim, punë dhe përkushtim, rezultati vjen.

Lezha meriton sportin në lartësinë e historisë dhe pasionit të saj! Një urim i veçantë për Presidentin Pjerin Fusha, trajnerin Elvis Plori, drejtorin sportiv Renato Malota dhe djemtë që bënë atë që duhet!”, postimi i Pjerin Ndreut.

Poll

Lexo gjithashtu