
Luftëtari arriti të fitojë takimin e kësaj jave në Kategorinë e Dytë ndaj Maliqit. Përveç fitores me goleadë, bluzinjtë i gëzohen dhe golit ttë parë të debutuesit me fanellën e klubit nga Gjirokastra.
Në sfidën e mbyllur me shifrat tenisitike 6-1 ndaj verilindorëve në stadiumin “Gjirokastra”, vend për realizim pati dhe për lojtarin e huaj Dome. Afrikani arriti që shumë bukur të kalojë portierin e maliqarëve pas një driblimi dhe me portën e boshatisur ai nuk e pati aspak të vështirë të tund rrjetën. Sulmuesi realizoi golin e katërt të ndeshjes në shtëpi në minutën e 81-të.
Sulmuesi gjen kështu golin e parë për gjirokastritët. Michael Dome shihet si një futbollist cilësor dhe kalimi spektakolar i gardianit kundërshtar tregoi se shënuesi i huaj është një përforcim i vlefshëm i merkatos në klubin që pretendon ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Goli i Dome