Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Rrezikon të shkrihet si klub, tifozët mbledhin fonde për të shpëtuar skuadrën e Kategorisë së Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Rrezikon të shkrihet si klub, tifozët mbledhin fonde për të
Shkumbini

Shkumbini sërish është rikthyer te Bashkia e Peqinit. Kjo pasi donatorët e sezonit të kaluar janë horëhequr, për shkak se ekipi nuk ia doli të siguronte ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Te qeninasit nuk kanë nisur ende përgatitjet për sezonin e ri dhe deri më tani nuk ka asnjë lëvizje. Kjo ka shtyrë tifozët të organizohen. Kjo pasi kërkojnë të shpëtojnë klubin dhe të mbledhin fonde, në mënyrë që të mbështesin ekipin edhe financiarisht.

Tifozët kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku kanë njoftuar se kanë hapur llogari bankare ku do të mbledhin fondet. Gjithashtu bëjnë thirrje që të mbështesin akoma sa më shumë ekipin, pasi në të kundër rrezikon të të shkrihet.

“Tashmë është fakt që ekipi i Shkumbinit ka mbetur sërish në duart e Bashkisë Peqin dhe pa asnjë mbështetje tjetër.

Kjo ka bërë që gjendja të jetë kaotike dhe aspak e lehtë për menaxhimin e saj. Ekipi është pa staf teknik dhe drejtues, pa lojtarë e pa financave.

I kthyer në detyrën e Administratorit të Klubit, Florent Hasbajrami e gjen situatën më të vështirë sesa periudha e fillim sezonit të kaluar. Ndaj në këtë situatë këmbanat e alarmit kanë rënë mirëpo  vështirë se do të bien në ndonjë vesh të duhur.

Fondacioni “Shkumbini Bashkuar ” se bashku me Tifo-Grup Besnikët edhe këtë herë nuk duan ta lënë vetëm ekipin e tyre të zemrës. Në një deklaratë të tyre ata bëjnë thirrje për të ndihmuar dhe mbështetur ekipin në çdo mënyrë të mundshme.

“100! Janë një shekull histori e dashuri për këtë ekip ndaj besojmë se edhe këtë sezon ekipin duhet ta mbështesim me çdo mënyrë të mundshme. Shoqata jonë “Shkumbini Bashkuar ” & “Besnikët ” kemi menduar të bëjmë një fushatë sensibilizimi dhe kontributi për të ndihmuar të gjithë së bashku këtë ekip në këtë moment kur organizimi është imediat dhe mbështetja e secilit prej nesh është jetike. Për këdo që dëshiron të kontribuojë për të suportuar stafin teknik dhe lojtarët ne ju ftojmë të na bashkoheni. Ne ju garantojmë një transparencë të plotë për çdo qindarkë apo dhuratë për ekipin tonë. Për donacion llogaritë bankare”, thuhet në postimin e tifozëve.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga