
Janë mbyllur 4 ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të vlefshme për fazën “Play Off”.
Besëlidhja pësoi një humbje të pastër 0-2 përballë Sopotit. Këta të fundit gjetën golat me Tanushin në minutën e 45’ dhe Cotan në minutën e 76’.
Iliria ia dolitë triumfonte në shtëpi përballë Tërbunit, po me rezultatin 2-0. Ndërsa Butrinti u mposht në transfertën e Luftëtarit. Sfida e zhvilluar në Gjirokastër, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.
Në ndeshjen tjetër, Shkumbini fitoi 2-0 përballë Orikut, duke kaluar kështu pa probleme në raundin tjetër të fazës “Play Off”.
Besëlidhja 0-2 Sopoti
Iliria 2-0 Tërbuni
Luftëtari 1-0 Butrinti
Shkumbini 2-0 Oriku
Kujtojmë që në turin tjetër, Sopoti do të luajë kundër Ilirisë, ndërsa Shkumbini do të përballet me Luftëtarin.