Kupa e Shqipërisë do të rikthehet sërish në skenë pas ndeshjeve të Kombëtares. Saktësisht në mesin e javës që vjen do të zhvillohet faza e 1/16-tave
16 ekipe do të zbresin në fushë, ku sfidat në këtë fazë janë bërë më të luftuara dhe interesante.
Ndeshjet e këtij raundi do të luhen me 18 dhe 19 nëntor. Saktësisht të martën dhe të mërkurën, të gjitha në të njëjtën orë, 13:00.
Të martën do të përballen Flamurtari – Tomori dhe Laçi – Luftëtari, ndërsa ditën e mërkurë do të luhen sfidat e tjera.
Kështu Apolonia do të presë Lushnjes, ndërsa Besa pret Kukësin. Kastrioti do të luajë në transfertë ndaj Burrelit . Të luftuara do të jenë Pogradeci – Korabi, Skënderbeu – Iliria dhe Vora – Librazhdi.
Fituesit e këtyre çifteve do të përballën me 8 ekipet e tjera të Superiores për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Duelet e kësaj jave janë parashikuar të zhvillohen më 10 janar 2026, ora 13:30.
