Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Partizani B nuk fal Erzenin, “Demat e Kuq” triumfojnë në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani B nuk fal Erzenin, “Demat e Kuq” triumfojnë në
Partizani B

Në prag të rinisjes së kampionateve, Partizani B ka zbritur në fushë ditën e sotme. Ekipi i dytë i “Demave të Kuq”, ka marrë një fitore të pastër përballë Erzenit me shifrat 3-0.

Takimi mes Partizanit B dhe Erzenit u zhvillua ditën e sotme në orën 11:00 në “Arenën e Demave”. Për të kuqtë realizoi dopietë Diego Contreras, ndërsa golin tjetër e shënoi Mohanad Mando.

Tjetër paraqitje jo bindëse kjo nga ekipi shijakas përballë Partizanit B, që dominoi totalisht takimin. Kategoria e Dytë ku militojnë të dyja ekipet e mësipërme do të startojë pas dy javësh.

Poll

Lexo gjithashtu