Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

“Objektivi është Superiorja”, Pjerin Ndreu jep “garanci” për Besëlidhjen

Shkruar nga NEWSPORT
“Objektivi është Superiorja”, Pjerin Ndreu jep
Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu

Skuadra lezhjane e Besëlidhjes po përgatitet fuqishëm për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Vetëm ditën e sotme, klubi ka nënshkuar me 5 futbollistë të njohur si Kadri Birja, Abaz Karakaçi, Arsid Kruja, Spartak Ajazi dhe Dritmir Beci. Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu për ringritjen e ekipit dhe bashkëpunimin:

“Nisur nga shume deshira, diskutime, hamendesime e pritje te gjata, por mbi te gjitha nga disa fantazi “tifozash te helmuar”, ju bej me dije se: Bashkia Lezhe ka kohe qe ka kontaktuar me biznesin per te zgjidhur ceshtjen e futbollit lezhjan!

Kane qene pikerisht garancite qe Kryetari i Bashkise i ka dhene biznesmenit Pjerin Fusha per mbeshtetje dhe per te mos e lene vetem! Sot ka nje harmoni mes Bashkise dhe Presidences se re, per Drejtorin Sportiv, trajnerin dhe ecurine e metejshme qe ka si objektiv Superligen!

Poll

Lexo gjithashtu