Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Nga objektivat personale te ato të ekipit, mbrojtësi Përgjoni: Rivali i vetëm i Ilirisë është vetvetja, duam ndihmën e tifozëve

Shkruar nga NEWSPORT
Nga objektivat personale te ato të ekipit, mbrojtësi Përgjoni:
Gjergji Përgjoni

Iliria ka qenë padyshim një nga më aktivet në këtë merkato verore që sapo lamë pas. Klubi nga Fushë-Kruja ka bërë një merkato mjaft solide, me synimin kryesor që është ngjitja në Kategorinë e Parë, objektiv të cilin dështuan ta arrinin në sezonin e fundit.

Pikërisht për Ilirinë e këtij sezoni, por dhe objektivat ka folur mbrojtësi i Ilirsë, Gjergji Përgjoni. Në një intervistë të dhënë për Newsport.al, Përgjoni thotë se sezoni i ri do të jetë plot sfida, por sigurisht që Iliria ka potencialin që të ngjitet një kategori më lart.

Si e sheh këtë sezon të ri të Ilirisë?

Në radhë taprë jam shumë i lumtur që jam edhe këtë vit pjesë e Ilirisë, kjo falë edhe drejtuesve të cilët i falenderoj për korrektësinë e treguar ndaj nesh. Sezoni e ri unë e shikoj me shumë sfida. Por, ndeshjet duhet t’i marrim me radhë, një e nga një. Më pas, ne do t’i bëjmë llogaritë tona në fund të sezonit.

Ndryshimet në ekip, sa harmoni kanë sjellë prurjet e reja?

Sigurisht që harmonia është diçka kyçe për një ekip dhe kjo nuk mungon as te ne. 80 përqind e ekipit është ruajtur nga viti i kaluar, por gjithashtu ne jemi përforcuar me lojtarë me eksperiencë të cilët në të shkuarën kanë luajtur në nivele të larta. Lojtarët e rinjë janë përshtatur shumë shpejt me ekipin dhe kjo është diçka mjaft e mirë.

Ndeshja e parë kundër Tërbunit, mendoni se do ta nisni me këmbën e mbarë?

Ne kemi nisur me stërvitjen dhe përgatitjet tona 2 muaj më parë. Tani vjen momenti i kampionatit i cili sigurisht do të jetë mjaft i vështirë. Megjithatë, besoj se forca e grupit dhe me pak fat do të marrim 3 pikët ndaj Tërbunit, për ta nisur mbarë sezonin e ri.

Objektivat personale të Përgjonit dhe objektivat me ekipin e Ilirisë?

Objektivat e mia janë të qarta, që të ndihmoj sa më shumë ekipin sa herë të më jepet mundësia. Ndërsa objektivat që klubi i Ilirisë ka, sigurisht që është ngjitja një kategori më lart dhe në fund të sezonit të shpallemi kampionë.

Mendoni se Iliria ka potencialin e duhur për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë dhe pse jo edhe më lart?

Diçka të tillë e provuam dhe sezonin e shkuar, madje i shkuam shumë afër deri në “Play Off” përballë Lushnjës. Por këtë vit do të jetë ndryshe, mendoj se do ia dalim me sukses të ngjitemi më lart pasi skuadra e ka potencialin. Iliria është ndërthurur mes eksperiencës dhe lojtarëve të rinjë që duan të bëjnë shumë për fanellën.

Cilin ekip shihni si rivalin kryesor këtë sezon, a është Besëlidhja ndër ta si një ish-ekip i juaj?

Besëlidhja është ish-skuadra ime ku kam hedhur hapat e parë dhe kam luajtur deri në moshën 18-vjeçare, por është herët për të folur për rivalët. Kampionati akoma nuk ka nisur, por mendoj që rivali i vetëm i Ilirisë është vetvetja.

Një mesazh për tifozët në këtë start sezoni?

Tifozët janë lojtari jonë i 12-të. Ata na kanë mbështetur edhe sezonin që shkoi, teksa këtë vit sigurisht që e kam një thirrje për ta. Duhet të jenë sa më të shumtë në numër për të dhënë dhe ata ndihmën e tyre në arritjen e objektivave tona. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga