
Naftetari
Te Naftëtari ka nisur punë për sezonin e ri. Para disa ditësh klubi zyrtarizoi në krye të ekipit Eldison Kapo, me këtë të fundit që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri.
Tashmë pas prezantimit të timonierit, klubi ka bërë të ditur edhe nisjen e përgatitjeve. Naftëtari kështu ka “ndezur motorët” dhe ditën e sotme skuadra do të nisë zyrtarisht me stërvitjen.
Përvec përgatitjeve do të bëhen edhe disa lëvizje në hyrje – dalje për të plotësuar ekipin. Siç dihet ekipi nga Kuçova luan në Kategorinë e Dytë dhe kampionati është parashikuar të fillojë më 27 shtator.
View this post on Instagram
Poll