Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

"Mos e humbisni këtë takim", Oriku luan derbin bregdetar në fundjavë dhe 3 pikët detyrim në "luftën" ndaj Luftëtarit

Shkruar nga NEWSPORT
"Mos e humbisni këtë takim", Oriku luan derbin bregdetar
Orikumi

Oriku fitoi në javën e kaluar ndaj Turbinës dhe kështu ndjek hap pas hapi Luftëtarin duke mos iu shkëputur bluzinjve. Këtë fundjavë blutë i pret një test i vështirë pasi përballen me Butrintin.

Sarandiotët janë një ekip jo i lehtë për t’u mundur. Për më tepër, ky është një derbi bregdetar, ku të dy ekipet janë nga zona e jugut dhe kanë temperament të njëjëtë. Lufta dhe rivaliteti pritet të jenë të mëdha në fushë.

Klubi nga Orikumi pret në shtëpi klubin nga Saranda, dhe duke parë rëndësinë e pikëve në tabelë e “luftën” me gjirokastritët për ngjitje në Klategorinë e Parë, orikumasit i bëjën thirrje tifozëve të jenë të shumtë e të zjarrtë në stadium.

Sfida Oriku-Butrinti nis në orën 13:00 të dielën dhe për gjithë arsyet më lartë mbetet një takim i rëndësishëm. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë incidente pasi tifozët e KF Orikut jo pak herë kanë hedhur sende në fushë apo janë përleshur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga