
Terbuni
Tërbuni ka zhvilluar miqësoren e dytë gjatë pauzës së kampionatit. Pukjanët kanë luajtur me Vllazninë në një test verior.
Ekipi i kategorisë së Dytë ia doli të mpsohte shkodranët, por jo të rriturit. Shqiponjat e Veriut fituan thellë me rezultat 4-1 vetëm se përballë kishin moshat e kuqebluve. U-19 e Vllaznisë ishte tejet e brishtë për klubin e qytetit të Pukës.
Tërbuni kërkon t’ia dalë në pjesën e dytë të sezonit dhe për këtë ka bërë merkato të mirë që u vërejt. Tekniku Sinan Bardhi po integron gjërat dhe stërvitja në këto kohë pushimi është intensive. Golat u shënuan nga Gjini dhe Konate. I sapoardhuri tregoi se blerjet në Pukë studiohen, pasi i huaj shënoi hat-trick.
Poll