Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Luftëtari synon ngjitjen në Kategorinë e Parë, një vlonjat merr në dorë “frenat” e gjirokastritëve

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari synon ngjitjen në Kategorinë e Parë, një
Besmir Shabani

Te Luftëtari ka nisur puna për sezonin e ri dhe ekipi i ka dhënë fund pushimeve të zgjatura. Tashmë drejtuesit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur trajnerin të cilit do t’i besojnë ekipin për sezonin 2024-2025, ku mungon vetëm prezantimi i tij.

Besmur Shabani ka marrë në dorë “frenat” e gjirokastritëve, të cilët do t’i udhëheq në Kategorinë e Dytë, me klubin që ka si objektiv kryesorë ngjitjen në një kategori më lart. Në fakt për Shabanin është një rikthim në Gjirokastër, pasi nësezonin 2006-2007 ka luajtur si futbollist te kjo skuadrës.

Tashmë me eksperiencë mbi supe, 44-vjeçari do të tentojë të arrijë objektivin e klubit. Në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Flamurtari, Oriku, Labëria dhe Apolonia, teksa së fundmi ka mbyllur aventurën e tij në Arabinë Saudite te skuadra e Albatin U-19.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga