Skuadra e qytetit të Gjirokastrës vazhdon përgatitjet për ndeshjen e ardhshme të Kategorisë së Dytë. Gjirokastritët sfidojnë Memaliajn në një derbi të vogël për shkak të afërsisë rajonale. Kjo është ndeshja e javës së 3-të dhe do të luhet në orën 14:00, bashkangjitur ndeshjeve të tjera të Grupit B.
Memaliaj ndodhet në fund me 0 pikë dhe vetëm 1 gol të shënuar në 2 ndeshje. Luftëtari, një ekip që ka shkruar emrin në futbollin shqiptar ka 3 pikë pas 1 fitoreje dhe asaj humbjeje që dhemb ndaj një ekipi pa emër si Maliqi. Kjo duket ndeshja e kthesës për “luftëtarët”, plus faktin se rivali nuk po kalon kohë të mira për shkak të mungesës së investimeve.
AS Luftëtari ka vijuar përgatitjet për takimin që luhet pasnesër në kompleksin stërvitor të qytetit të gurtë. Ndeshja do të luhet në qytezën e Delvinës, sepse punimet për tapetin e ri të fushës së stadiumit “Gjirokastra” nuk kanë mbaruar ende dhe kjo e ka spostuar klubin në këtë fillim të sezon it të ri. Synimet për ekipin që dikur kapte kualifikimet për në Europë është vendi i parë në Grupin e Jugut.