
Kategoria e Parë ka mbyllur sezonin e rregullt, teksa tashmë disa prej skuadrave do të luajnë sfidat e fundit sa i takon “Play-Off” dhe “Play-Out”. Përisht për llogaritë e “Play-Out” do të luftojnë mes tyre 2 ekipe.
Gramshi do të përballet me Turbinën dhe do të zhvillojnë mes tyre një 90-të minutash shumë të luftuar dhe delikat. Takim ky që është parashikuar të luhet ditën e hënë në orën 15:00. Përballje kjo që do të zhvillohet në fushë asnjanjëse, saktësisht në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë.
Pikërisht për këtë duel, gramshiotët kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve në sfidën që vendos edhe fatet e këtij sezoni. Klubi dëshiron fitoren ditën e hënë për të qëndruar në Kategorinë e Dytë, teksa humbja do t’i zbriste në një kategori më poshtë.
“Është momenti i së vërtetës.
Nuk ka justifikime. Nuk ka nesër.
90 minuta për të shpëtuar sezonin. 90 minuta për të treguar kush jemi.
Luftojmë për fanellën, për skuadrën, për nderin e qytetit”, ka shkruar skuadra gramshiote.
View this post on Instagram