Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

“Lumë” golash në Kategorinë e Dytë, fitore “tenistike” nga Oriku dhe Partizani B, triumfon edhe Bylisi B (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
“Lumë” golash në Kategorinë e Dytë, fitore
Kategoria e Dyte

Janë mbyllur 6 ndeshjet të sotme të Kategorisë së Dytë. Disa ekipe ia kanë dalë të sigurojnë fitoren dhe ta nisin sezonin e ri me këmbën e mbarë. Në 6 sfida janë shënuar një “lumë” golash, saktësisht 24 gola.

Kështu në fitore të thellë mori Oriku ndaj Këlcyrës. Vendasit triumfuan 5-0 ndaj kundërshtërëve të të tyre. Po me këtë rezultat fitoi edhe Partizani B ndaj Eagle Football.

Ndërkohë 4-1 ka triumfuar Delvina ndaj Devollit, teksa 5 gola janë shënuar edhe në duelin mes Shkumbinit dhe Tomorit. Ekipi i Peqinit triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj beratasve.

Gjithashtu një fitore të rëndësishme mori edhe Bylis B ndaj Butrintit. Ballshiotët fituan me përmbysje 2-1, ndërsa 3 pikët koleksionoi edhe Veleçiku ndaj Adriatikut, teksa fituan 1-0.

Ndeshjet dhe rezultatet:

Grupi A:

ADRIATIKU – VELEÇIKU 0 - 1 (Shekaj 3')

GRUPI B:

DELVINA – DEVOLLI 4 - 1 (Koshie 22', 55', 90+2', Nery 82'/ Kapllani 36')

SHKUMBINI – TOMORI 3 - 2 (Mwangalalo 56', Ibarra Bravo 72, Hasrana 77'/ Ngene 10', Lireza 34')

PARTIZANI B  – EAGLE FOOTBALL 5 - 0 (Contreras 6', 28', 57',  Mando 29', Balla 85')

ORIKU – KËLCYRA 5 - 0 (Nwatsock 49', 73', 81', Rodrigues 56', Llojaj 61')

BYLIS B - BUTRINTI 2 - 1 (Idrisou 61, Sulovari 66'/Basha 35')

Poll

Lexo gjithashtu