Grupi B në Kategorinë e Dytë ka përfunduar ndeshjet e fundit të këtij sezonit. Pogradei është shpallur zyrtarisht skuadra kampione e këtij grupi. Pogradecarët ia dolën të triumfojnë 4-1 ndaj Turbinës për të mos vënë në asnjë moment në dyshim ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Pogradeci e mbyll kështu në vendin e parë këtë sezon me 4 pikë më shumë se Luftëtari, me këto të fundit që u mposhtën 2-4 nga Butrinti.
Në ndeshjet e tjera Devolli fitoi 2-0 ndaj Labërisë, ndërsa Këlcyra mposhti 2-1 Orikun. 4-0 fitoi Maliqi ndaj Shkumbinit, ndërsa Gramshi mposhti 6-4 Veleçikun.
Ndeshjet e grupit B:
LABËRIA – DEVOLLI 0 – 2 (Kame 11', 17')
BITRINTI – LUFTËTARI 3 – 2 (Kolonja 28, Gjonaj 33', Onuh 68'/ Merkuri 8', De Melo 10')
POGRADECI – TURBINA 4 – 1 (Demaj 2', Pengu 14', Danladi 27', Kazeem 65'/ Hysa 45')
ORIKU – KËLCYRA 1 – 2 (Shkreli 41'/ Karepi 60', Teka 65')
MALIQI – SHKUMBINI 4 – 0 (Awam Agu 1', 74', Demollari 20', Tako 80')
GRAMSHI – VELEÇIKU 6 - 4 (Pedros 9', Lice 15', Goga 60', Lice 65', 90', Zogu 86'/ Shekaj 36', 52', 77', Brojaj 90+2')