Ditën e sotme Grupi i B i Kategorisë së Dytë luajti javën e parë të kampionatit. 5 sfida mjaft interesante, në të cilat u shënuan edhe 13 gola përgjatë 90 minutave respektive.
Luftëtari e nisi me fitore në shtëpi, duke mposhtur Tomorin 1-0. Golin për gjirokastritët e shënoi Vucaj në minutën e 59-të. Në ndeshjen tjetër, Shkumbini fitoi pa probleme në transfertë ndaj Memaliajt me rezultatin 0-3. Golat për Shkumbinin u shënuan nga Mustafaj, Camara dhe një autogol i Matushit.
Në krahun tjetër, dygolëshi i Shkrelit i dha fitoren 2-0 Orikut përballë Këlcyrës. Në ndeshjen e tjera, Turbina barazoi 2-2 me Devollin, ndërsa Butrinti fitoi 2-1 kundër Delvinës.
Luftëtari 1 – 0 Tomori (Vucaj 59')
Memaliaj 0 – 3 Shkumbini (Mustafaj 22', Camara 49', Matushi AG 59')
Këlcyra 0 – 2 Oriku (Shkreli 13', 26')
Turbina 2 – 2 Devolli (Ismailaj 37', Ranxha 68' / Ivani 44', Ibrahim 45')
Butrinti 2 – 1 Delvina (Tafa 47', Llana 83' / Arroyo 86')
Poll