Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

KATEGORIA E DYTË/ Festival golash në grupin B! Butrinti nuk njeh "mëshirë" ndaj Partizanit B dhe ruan kryesimin, Tomori "manita" në Berat (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E DYTË/ Festival golash në grupin B! Butrinti nuk njeh
Kategoria e Dytë

Kanë përfunduar ndeshjet e grupit B të Kategorisë së Dytë, në kuadër të javës së 21-të, ku janë shënuar gjithsej 20 gola. Butrinti ka mposhtur 4-2 Partizanin B duke mbajtur edhe këtë javë kreun e klasifikimit. Po ashtu edhe Tomori ka triumfuar thellë 5-2 me Maliqin. 

Në anën tjetër, Eagle Football ka marrë një fitore të çmuar në kryeqytet me rezultatin 2-0 ndaj Delvinës duke ruajtur vendin e 8-të për mbijetesën.

Në sfidat e tjera, ajo mes Këlcyrës dhe Shkumbinit ka përfunduar në barazimin 1-1, ndërsa Oriku është ende duke luajtur me Bylisin B në transfertë, të cilën po e kryeson skuadra vlonjate. 

REZULTATET:

Tomori 5-2 Maliqi (Vidrica 7', Abdulsalam 35', 63', Alinani 67', Ngene 86'/ Elmas 13', Pero 32')

Eagle Football 2-0 Delvina (Hyzellari 19', 32')

Këlcyra 1-1 Shkëmbuni (Shehu 50'/ Baparape 52') 

Butrinti 4-2 Partizani B (Basha 16', 54', Lala 39', Diop 90'/ Goga 63', 81')

Bylis B 0-2 Oriku (Gjinaj 27', Llojaj 71') PO LUHET 

Poll

Lexo gjithashtu