
Kategoria e dyte
Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Në 5 sfidat që u zhvilluan sot në kuadër të javës së 13-të, u shënuan 19 gola.
Luftëtari nuk e kishte të vështirë përballë Maliqit, duke triumfuar në shtëpi me rezultatin 6-1. Në krahun tjetër, Devolli u mposht në transfertë kundër ekipit të Butrintit me rezultatin 4-0.
Në ndeshjet e tjera, Turbina humbi në shtëpi minimalisht 0-1 me Orikun, ndërsa Shkumbini triumfoi 2-0 në transfertë përballë Këlcyrës. Tomori “korri” fitore të lehtë 4-1 ndaj Memaliajt në transfertë.
LIVE:
Luftëtari 6 – 1 Maliqi (Ziaj 15', 45', Tuni 40', Dome 81', Mirani 84', Mërkuri 89' / Pero 31')
Butrinti 4 – 0 Devolli (Cordoba 3', 5', 46', Onuh 89')
Turbina 0 – 1 Oriku (Raboshta 66')
Këlcyra 0 – 2 Shkumbini (Velaj 61', Muzhaqi 68')
Memaliaj 1 – 4 Tomori (Bogdani 83' / Kumani 11', Biaye 17', Oulare 23', 25')
Poll