
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë së Dytë të Grupit B. Turbina ka arritur të mposhtë Memaliajn në transfertë me rezultatin e pasëtr 3-0. Luftëtari nuk ka gabuar duke triumfuar ndaj Butrintit me shifrat 2-1.
Ekipi gjirokastrit vijon kryesimin në tabelën e Grupit B me dy pikë larg vendit të dytë. Në barazim me rezultatin 2-2 ka përfunduar sfida mes Maliqit dhe Delvinës.
Tomori ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Devollit me rezultatin e ngushtë 2-1. Gjithashtu dhe takimi mes Shkumbinit dhe Orikut ka përfunduar me shifrat 2-1 në favor të ekipit vlonjat.
MEMALIAJ 0-3 TURBINA (6′, 79′ Mema, 60′ Xhika 32')
LUFTËTARI 2-1 BUTRINTI (Mirani, 50′ Mërkuri – 11′ Onuh 41')
MALIQI 2-2 DELVINA (Demollari, 57′ Kame – 71′ Musta, 90′ Boçi 5')
TOMORI 2-1 DEVOLLI (Oulare, 88′ Skënderaj – 77′ Nallbati 19')
SHKUMBINI 1-2 ORIKU (Picaro – 3′ Gjinaj, 87′ Gjoka)