
Kategoria e Dytë
Kanë përfunduar 4 sfidat çerekfinale të Play Off-it për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Ekipet që shkojnë drejt gjysmëfinales dhe garojnë për t’u ngjitur janë Luzi, Sopoti, Oriku dhe Tomori.
Luzi i Vogël ka arritur të marrë një fitore me rezultatin e pastër 2-0 në shtëpi përballë skuadës së Veleçikut. Gjithashtu dhe Sopoti ka triumufuar sot në shtëpi përballë Tërbunit me shifrat 2-0.
Oriku dhe Butrinti janë ndalur në barazim me shifrat 1-1, por skuadra që kualifikohet në gjysmëfinale të Play Off-it është ekipi vlonjat. Gjithashtu dhe Tomori ka mposhtur Devollin në shtëpi me shifrat 2-1.
REZULTATET:
Luzi i Vogël 2-0 Veleçiku
Sopoti 2-0 Tërbuni
Oriku 1-1 Butrinti
Tomori 2-1 Devolli
Poll