Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

"Këtu erdha prej presidentit, Pogradeci mund të ngjitet në Superiore", Samuel Nikaj pas titullit kampion: Unë, Plori, Martini e Cungu jemi ambasadorë të Shkodrës

Shkruar nga NEWSPORT
"Këtu erdha prej presidentit, Pogradeci mund të ngjitet në
Samuel Nikaj

Pogradeci është skuadra kampione e Kategorisë së Dytë për sezonin 2023-2024. Liqenorët mposhtën Valbonën në finalen e madhe të luajtur në Elbasan Arena. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Samuel Nikaj dha prononcimin e tij për MCN TV.

"I lumtur, ky sukses thotë pak për mua, por për qytetin thotë shumë. E kam fituar 3 herë Kategoriën e Parë dhe këtu erdha prej presidentit. E meriton Pogradeci, qytet që të lë të punosh. Ndeshja në Gjirokastër ishte decisive dhe delikate në një ambient të acaruar. Këtë vit ndryshova mënyrën e të luajtur, vjet luajtëm më mirë, por sipas vendit bëhet Kuvendi. Skuadra diti të menaxhonte mirë ndeshjet, ai gol në Gjirokastër nuk duhej pësuar, por ndodhin këto gabime.

Kategoria e Parë? Herët për të folur, kam hequr një barrë mbi shpinë. Nëse objektivat e mi shkojnë me ato të klubit do të shohim. Oferta e parë që do të dëgjoj është ajo e Pogradecit. Nëse jemi në një linjë, pse të mos qëndroj e të bëhem trajner prej 3 vitesh në një klub, e rrallë në Shqipëri.

Si trajner kam pas fat, kam provuar edhe Superligën, në Kategorinë e Parë kam eksperiencë. Sa më poshtë të luash, aq më e vështirë është. Do të jetë me lehtë në sezonin tjetër, me disa përforcime do të jemi kandidat edhe për t'u ngjitur në Superiore.

Kualifikimin ia dedikoj presidentit që më mbajti dhe tifozëve që na kanë mbështetur.

Shkodra ka trajner të mirë, Edi Martini, Cungu, Plori. Kemi bërë mirë ndër vite, kënaqësi për ne dhe për tifozët shkodran e kolegë të tjerë që punojnë me akademitë. Jemi ambasador të Shkodrës në qytete të tjera", tha Nikaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga