Luftëtari ka arritur marrëveshjen me dy mesfushorë. Gjirokastritët kanë afruar në gjirin e tyre 2 lojtarë me eksperiencë.
‘Neësport.al” ka mësuar eksluzivisht se bëhet fjalë për Erjon Vucajn dhe Behar Ramadanin. Të dy kanë mbyllur aventurën e tyre te Flamurtari dhe në këtë mënyrë transferohen në Gjirokastër.
Mesfusha e Luftëtarit bëhet “top” dhe shtohen alternativat për Besmir Shabanin. Klubi bluzi këtë sezon ka si objektiv ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe për këtë drejtuesit kanë hapur ‘thesin’ për të bërë transferimet e duhura.
Eksperienca e Ramadanit dhe Vucajt do të jetë “armë” plus për Luftëtarin dhe misioni për Kategorinë e Parë bëhet edhe më i realizueshën. Kujtojmë se Luftëtari ka transferuar edhe Kadri Birjan, të cilit i ka dorëzuar “çelësat” e portës.