Një lajm i trishtë vjen nga Luftëtari teksa punojësi i klubit, Safet Memushi është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare.
“Brigeli”, siç e njihnin të gjithë, nuk ia doli të mposhte sëmundjen e rëndë duke lënë një humbje të madhe në skuadrën gjirokastrite, aty ku punoi prej më shumë se 2 dekadash pranë ekipit të qytetit të tij.
Një humbje e madhe për klubin që me një postim në rrjete sociale i jep lamtumirën.
Redaksia e Newsport.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta klubit, familjarëve dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur!
Poll