Një lajm që nuk pritej vjen nga Kategoria e Dytë. Klubi i Labërisë është shkrirë. Pavarësisht se para disa sezonesh, klubi ishte krijuar për të arritur objektiva madhore, duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
Një ekip i formuar në vitin 2011, Labëria shkrihet kështu pas 13 vitesh në futbollin shqiptar. Megjithatë, Kategoria e Dytë ishte kampionati më i lartë që Labëria ka arritur deri më tani.
Në krahun tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit ka kaluar në Grupin B të Kategorisë së Dytë, Këlcyrën.
Poll