Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

6 ndeshjet vendimtare të sezonit në Kategorinë e Dytë, mësoni kur luhen finalja e titullit, “Play-Off” dhe “Play-Out”

Shkruar nga NEWSPORT
6 ndeshjet vendimtare të sezonit në Kategorinë e Dytë,
Kategoria e Dyte

Kategoria e Dytë fundjavën që kaloi ka përfunduar sezonin e saj të rregullt. Iliria në grupin A dhe Luftëtari në grupin B janë shpallur kamoionë të grupeve respektive, teksa kanë siguruar edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Por tashmë do të luhen edhe disa ndeshje vendimtare për fatet e tyre në këtë sezon. Kështu Iliria dhe Luftëtari do të përplasin “brirët” mes tyre në finalen e madhe për titullin e Kategorisë së Dytë. Takim që është parashikuar të luhet ditën e dielë në Fier në orën 15:00.

Një ditë para kësaj përballjeje, të shtunën, ora 15:00 do të luhen edhe ndeshjet e “Play-Off” të grupi A dhe B. Në grupin A do të bëjnë llogaritë mes tyre Luzi – Veleçiku dhe Sopoti – Tërbuni, ndërsa në grupin B do të përballen Oriku – Butrinti dhe Tomori – Devolli.

Ndërkohë ditën e hënë është parashikuar të zhvillohen sfida e “Play-Out’ mes Gramshit dhe Turbinës. Duel ky që do të luhet në Vlorë në orën 15:00.

NDESHJET:

E shtunë, ora 15:00/

PLAY-OFF, GRUPI A/ LUZI – VELEÇIKU dhe SOPOTI – TËRBUNI

PLAY-OFF, GRUPI B/ ORIKU – BUTRINTI dhe TOMORI – DEVOLLI

Të dielën, ora 15:00/ FINALJA/ ILIRIA – LUFTËTARI

Të hënën, ora 15:00/ PLAY-OUT/ GRAMSHI - TURBINA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga