
Burreli
Nga skuadra e Burrelit vazhdojnë largimet. Klubi ka mbyllur bashkëpunimin me Marllon Ramos.
Palët kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin mes tyre, me klubin që ka zyrtarizuar këtë largim. Matjanët falenderojnë lojtarin për kontributin e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim.
“Klubi i Futbollit Burreli njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Marllon Ramos . Palët kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin. Falenderojmë Marllon Ramos për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, ka shkruar klubi.
Kujtojmë se lojtari u bë pjesë e Burrelit në merkaton e verës, ndërsa në pjesën e parë të sezonit ka mundur të luajë vetëm në 6 ndeshje.
View this post on Instagram
Poll