Apolonia - Iliria
Apolonia dhe Iliria kanë barazuar ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu”, përfundoi me shifrat 0-0.
Një ndeshje e “thatë”, e cila u mbyll kështu pa gola. Ndërkohë nuk munguan 6 kartonë të verdhë dhe një i kuq. Megjithatë, asnjëra prej skuadrave nuk e gjeti “fuqinë” për të shënuar.
Pas këtij barazimi Apolonia shkon në kuotën e 13 pikëve, duke mbajtur vendin e 4-t në klasifikim. Në krahun tjetër, me 15 pikë të grumbulluara, Iliria mban vendin e 3-të.
Poll
