Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së tetë të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të spikatur të javës, në skemën 4-2-3-1.
Në portë spikati këtë javë gardiani i Skënderbeut, Marco Alia. Qendrën e mbrojtjes e përbëjnë Arlind Kurti i Laçit dhe Ersildjo Asllanaj i Apolonisë, ndërsa në krahë janë vendosur Redon Dragoshi i Kukësit dhe Ergi Zenullari i Skënderbeut.
Para mbrojtjes rreshtohen Dejvid Janaqi i Skënderbeut dhe Miracle Amagba i Apolonisë, ndërsa në mbështetje të sulmit janë lojtarët Edi Isteri i AF Luftëtarit, Santiago Rodriguez i Pogradecit dhe Gresild Lika i Ilirisë.
Në majën e sulmit spikati sulmuesi i Laçit, Amadou Traore.
Trajneri i javës është shpallur Ernest Gjoka, pas fitores së gjashtë radhazi në kampionat, me rezultatin 1-0 që skuadra e tij, Skënderbeu, arriti ndaj Besës.
