Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ndarja nga jeta e nënës së Naser Alijit, reagon kreu i FSHF-së Armand Duka: I përjetshëm kujtimi i saj!

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e nënës së Naser Alijit, reagon kreu i
Naser Aliji - Armand Duka

Dita e sotme ishte mjaft e hidhërueshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare dhe Dinamos, Naser Alijin. Sot, u nda nga jeta nëna e futbollistit shqiptar, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek ai.

Ndërkohë që për këtë humbje të madhe të Naser Alijit, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së, shpreh ngushëllimet e tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

REAGIMI:

Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së mbrojtësit tonë të Kombëtares, Naser Aliji. Në emrin tim dhe të FSHF-së u shpreh ngushëllimet më të sinqerta Naserit dhe familjes Aliji për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj.

Poll

Lexo gjithashtu