
Situata e Kukësit në Kategorinë e Parë nuk është aspak e mirë. Kjo ka bërë që klubi verilindor të veprojë menjëherë në merkato. Pas vetëm gjysmë sezoni i larguar nga Kukësi, Plarent Fejzaj është rikthyer në skuadrën verilindore si forcë për të luftuar qëndrimin në Kategorinë e Parë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kukësi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
“WELCOME BACK PLARENT FEJZAJ ✍????
Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Plarent Fejzaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!
Fejzaj rikthehet te skuadra jonë nga kampionati kazak duke firmosur deri në verën e vitit 2027. Së fundmi, Fejzaj ishte pjesë e FC Turan, teksa është një futbollist që e njeh mirë klubin tonë. Sezonin e shkuar, Fejzaj ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.
FK Kukësi i uron mirëseardhje Fejzajt dhe suksese me fanellën e skuadrës sonë”, shkruan Kukësi.
View this post on Instagram