
Andrea Agostinelli është zyrtarisht trajner i Flamurtarit. Klubi vlonjat ka prezantuar italianin, bashkë me përgatitësin atletik Dario Ieva.
Kujtojmë se Agostinelli është emër i njohur në futbollin shqiptar. Në vitin 2016 dhe 2017 i shkoi pranë titullit kampion, respektivisht me Partizanin dhe Skënderbeun, por pa ia dalë.
Tashmë synimi i tij është ai i klubit vlonjat, rikthimi i Flamurtarit në elitën e futbollit shqiptar. Konkurrenca në Kategorinë e Parë është e madhe dhe për këtë asgjë nuk duket e lehtë për timonierin italian.
Njoftimi i Flamurtarit:
“Andrea Agostinelli eshte zyrtarisht i trajner i Flamurtari Football Club. Se bashku me trajnerin, ne rolin e pergatitesit atletik ekipit i bashkohet edhe Dario Ieva”.